Baby G dhe Albano çdo ditë e më tepër po flasin rreth ndjenjave ndaj njëri-tjetrit, por diçka e ka zhgënjyer këngëtaren.
Teksa po bisedonte me Albanon, ajo tha se nuk i pëlqen kur njerëzit flasin fjalë të mëdha, por bëjnë veprime të vogla.
Fermerja nuk e specifikoi se për çfarë bëhej fjalë.
Nga ana tjetër, Albano e pyeti nëse bëhet fjalë për të, pasi sipas tij, është përpjekur gjithmonë ta mbajë fjalën e tij, aq më tepër nëse premton diçka.
Pjesë nga biseda:
Baby G: E urrej kur njerëzit flasin fjalë të mëdha, por bëjnë veprime të vogla. Ata përpiqen të të impresionojnë me fjalë të mëdha.
Albano: A e ke fjalën për mua?
Baby G: Po e them në përgjithësi.
Albano: Nëqoftëse je duke fol për mua, nuk e kam idenë për çfarë po flet.
Baby G: Në rregull, nuk jam duke folë për ty.
Albano: E kam sinqerisht. Pse…? Çfarë janë këto fjalë të mëdha, por veprime të vogla?
Baby G: E kam në përgjithësi.
Albano: Nëse them fjalë të vogla bëj veprime të vogla, nëse them fjalë të mëdha bëj veprime të mëdhanja. E mbaj fjalën e dhënë. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram