ShowBizzz

Çfarë po ndodh në aleancën mes Rogertit dhe Mirit? Banorët përplasen me njëri-tjetrin

Gjatë prime-it të sotëm janë zhvilluar debate të ashpra mes Rogertit dhe Mirit.

Banorët kanë vënë në dyshim ortakërinë e tyre, ndërsa vetë Miri është shprehur se Rogerti, edhe pse ata kanë qenë duke luajtur bashkë, ka dalë shumë herë kundër tij.
Pjesë nga debati:

Rogerti: Miri në këtë lojë është i devijueshëm si ngjalë. Ky ka harruar të luftojë për Edisën, por ka dashur Malin. Selin ka folur të vërtetën. Miri, në fakt, ka ngrënë shumë goditje nga kundërshtarët e tjerë. Mua më duhet një ortak deri në finale. Më duhet Miri.

Miri: Unë e dija që Edisa do të ishte e ftuar për intervistën e Rogertit me Juelën.

Selin: Ua, sa gënjen.

Miri: Ne jemi ortakë, e dinim.

Selin: Edisës ia thashë te darka, e urrej kur përgënjeshtrohen fjalët.

Miri: Rogerti vazhdon akoma me provokimet e tij. Hedh gjithmonë hipoteza. Do të më lërë “dopjo gjashtën” në dorë. Rogert, më thuaj nëse të kam sulmuar gjithë këto ditë që kemi qenë bashkë? Ti do e fitosh, ti je më i miri. Më lër mua ta humbas. Ti çfarë nuk ke thënë kundër meje.

Selin: Ti je në rolin e viktimës, e frikacakut.

Miri: Të ka ardhur dita, o Selin. Do të flasim çfarë të duash ti, se je në karrigen e finales.

Të Ngjashme