LifeStyle

Çfarë sëmundjeje mund t’i tregojë rënia e qimeve në këmbë?

Nëse keni vënë re rënie të qimeve në pjesët e poshtme të këmbëve dhe një ndjesi mpirjeje në gjymtyrë, mos e neglizhoni  mund të jetë një sinjal i hershëm i diabetit. 

Sipas ekspertëve, kjo simptomë lidhet me dëmtimin e nervave periferikë, një gjendje e njohur si neuropatia diabetike, që shkaktohet nga nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak. 

Kjo sëmundje mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut dhe, nëse nuk trajtohet, të çojë në komplikime serioze. 

Humbja e qimeve në këmbë, sidomos në shputat dhe pjesët e poshtme, pa qenë rezultat i depilimit, është një nga treguesit më të hershëm të neuropatisë diabetike -shpjegon Dr. Kenneth Harless. 

Simptoma të tjera paralajmëruese: 

-Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë 

-Lodhje e vazhdueshme 

-Shërim i ngadaltë i plagëve 

-Probleme me përqendrimin (“mjegull cerebrale”) 

-Dëmtime në shikim ose veshka 

Një studim i vitit 2019 konfirmoi lidhjen midis humbjes së qimeve dhe dëmtimit të nervave te pacientët me diabet të pa kontrolluar mirë. 

Diabeti i tipit 2 shpesh zhvillohet në mënyrë të heshtur, sidomos te personat mbi 50 vjeç, duke u zbuluar vetëm kur shfaqen komplikimet. Shkaktarët kryesorë janë: 

-Ushqyerja jo e shëndetshme 

-Mungesa e aktivitetit fizik 

-Obeziteti 

Në shumë raste, simptomat nuk janë të dukshme, ndaj kontrolli i rregullt i glukozës në gjak është thelbësor. 

Vlerat normale të glukozës janë 3.5-6.1 mmol/L, ndërsa shifrat 5.7 deri në 6.9 mmol/L tregojnë një gjendje para-diabetike, e cila është e kthyeshme, nëse merret me seriozitet. 

Çfarë rekomandojnë mjekët? 

-Bëni një analizë gjaku të paktën një herë në vit 

-Monitoroni çdo ndryshim në lëkurë, këmbë ose ndjesi trupore 

-Ruani një stil jetese të shëndetshëm për të parandaluar komplikimet 

Mos e injoroni trupin tuaj – ai shpesh na paralajmëron shumë më herët nga sa e kuptojmë. Një kontroll i thjeshtë mund të parandalojë një problem të madh. 

 

Të Ngjashme