Shëndetësi

Çfarë sjell moti deri në fillim të shkurtit? Meteorologia Gjoni na sjell detajet e motit

Pas një janari relativisht të lagësht, reshjet janë kthyer sërish në pjesën më të madhe të vendit dhe sipas parashikimeve, nuk kanë ndërmend të ndalen edhe për pak ditë.

E ftuar në një emision televiziv, meteorologia Anila Gjoni dha detaje për situatën e motit në ditët në vijim, duke sqaruar se reshjet do të vazhdojnë, por pa shkaktuar probleme serioze.si përmbytje apo dalje të lumenjve nga shtrati

Sipas Gjonit, gjatë pasdites së sotme reshjet do të prekin gjithë territorin, por në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ato do të intensifikohen dhe do të jenë të një intensiteti mesatare në natën e së enjtes dhe përgjatë ditës së premte.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet priten të jenë më të dobëta, herë pas here me shtrëngata.

Temperaturat mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, veçanërisht në zonat e ulëta.

Të premten, temperaturat minimale pritet të jenë rreth 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 13.

Në zonat malore, termometri do të zbresë në 2 gradë Celcius në mëngjes dhe do të ngjitet deri në 8 gradë Celcius gjatë ditës.

E shtuna do të sjellë një rënie të lehtë temperaturash dhe një qetësim të reshjeve, por ato do të rikthehen sërish pas datës 1 shkurt.

Megjithatë, sipas Gjonit, nuk pritet ndonjë situatë problematike: “Reshjet do të jenë me intensitet mesatar.

Nuk presim përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati apo ndonjë emergjencë të ngjashme” tha ajo.

Për fundjavën, moti parashikohet i paqëndrueshëm, me alternime të reshjeve dhe momente qetësie, por temperaturat do të rriten me rreth 2 gradë të dielën e 1 shkurtit.

Të Ngjashme