Ardhja e ciklit menstrual shpesh shoqërohet nga një seri problemesh dhe shqetësimesh të shkaktuara nga luhatjet hormonale. Nga dhimbja e zakonshme e kokës tek rritja e oreksit, ja çfarë duhet ngrënë para ciklit për t’i reduktuar sikletet e sipërpërmendura.
Në ditët para rrjedhjeve, ulja e estrogjenit dhe rritja e progresteronit, shtojnë dëshirën për ushqime të ëmbla të cilat nga ana tjetër shkaktojnë ndjenjën e rëndesës dhe fryrjes që shoqëron ditët e ciklit.
Në fazën premenstruale gjithashtu ulet prodhimi i serotoninës, një hormon që jep ndjesinë e ngopjes, gjendjes së mirë shpirtërore dhe gjumit.
Pra, për të luftuar shqetësimet dhe bezdisjet që paraprijnë menstruacionet, është e rëndësishme të gjeni menunë e ushqimeve të duhura. Pra, ja çfarë të hani para ciklit për t’u ndier më mirë:
Drithëra integrale për t’u ndier më energjike
Drithërat integrale janë burim karbohidratesh komplekse dhe vitaminat e Grupit B, janë fondamentale për metabolizmin energjitik. Përmbajnë gjithashtu fibra që zvogëlojnë çlirimin e glukozës në gjak dhe nuk lejojnë rëniet e energjisë.
Perime për të luftuar fryrjen
Sallata jeshile, radikio, rukola dhe në përgjithësi perimet janë një aleat shumë i mirë për të luftuar fryrjen dhe ndjenjën e rëndesës që shoqëron ciklin. Janë të pasura me ujë dhe minerale që favorizojnë diurezën.
Çfarë të hani para ciklit për të larguar sikletet dhe
Fruta të thata për të luftuar ndjenjën e urisë
Frutat e thata me lëvozhgë janë një aleat i shkëlqyer për të luftuar rritjen fiziologjike të ndjenjës së urisë. Arrat, bajamet e lajthitë përmbajnë acide yndyrore esenciale që japin ndjesinë e ngopjes. Përmbajnë gjithashtu magnez e kalium që ju ndihmon të ndiheni më mirë.
Peshk për një gjendje më të mirë shpirtërore
Rënia e estrogjenit gjatë ditëve të ciklit, ul prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit dhe rrit rriskun e pagjumësisë. Për këtë arsye ju këshillojmë që për darkë të hani ushqime me triptofan, një aminoacid që favorizon prodhimin e hormonit të lartpërmendur. Gjendet me shumicë tek peshku.
