“Coiffeur Karricaj” me pronar Prek Karricaj, është rrjet i salloneve për flokë që ndodhen në Zvicër, në kantonin e Aragaut. Sallonet “Coiffeur Karricaj” për femra dhe meshkuj, janë ndër më te njohurit në Zvicër.
“Coiffure Karricaj”, vjet kanë prerë dhe rregulluar flokët e banorëve meshkuj të shtëpisë më të ndjekur në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”, duke dhuruar spektakël të vërtet, pasi Prek Karricaj bënte edhe prerje me flakë. Çfarë thotë maestro i kësaj fushe për frizurat e personazheve të famshëm shqiptar, duke nisur nga ata të politikës, e deri tek yjet e muzikës?
Sa i përket Kryeministrit të Kosovës, feizeri i njohur thotë se ai ka një model flokësh që nuk mund ta definosh ose kategorizosh as si klasik, as si modern. “Ka nevojë për një freskim stili. Do ti kishin shkuar më të shkurtër, sidomos anash. Pasi është figurë e rëndësishme politike dhe daljet në ekran i ka shumë të shpeshta prerja do të duhej të freskohen më shpesh”, thotë Prek Karricaj.
E, për Azet, reperin e njohur shqiptar me famë në Gjermani dhe Evropë, Karricaj shton se ka nevojë për një ndryshim, pasi frizura momentale nuk i shkon shumë mirë me proporcionet e kokës dhe konturat e fytyrës.
Sa i përket prerjes së Yll Limanit, ka mendim pozitiv. “Është gjithçka në rregull. E ka gjetur stilin e tij që nuk është shumë i zakonshëm, por qa i përshtatet. Më pëlqen që flokët e Yllit nuk duken të rregulluar fije për fije dhe kjo i jep më tepër natyralitet pamjes së tij. Pra, mund të qëndroj në këtë stil”.
Prek Karricaj, i kthehet sërish një politikani, më konkretisht të parit të “PDK”-së, Memli Krasniqi, për të cilin shprehet kështu: “Ndryshimi i stilit të Memlit nga rinia si rep-artist e deri më tani, është drastik. Pasi vjen fusha e artit, bënë që ai të mos jetë kaq formal dhe të ketë një prerje flokësh pak më moderne dhe jo kaq klasike. Disa thyerje të lehta në prerje, do ti shohin më mirë”.
“Ciffure Karricaj” me pronar Prek Karricaj, në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, kanë realizuar ndryshime të mrekullueshëm në flokët e banorëve meshkuj, gjë për të cilën ata kanë folur shpesh gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVK”. Vedat Bajrami ishte ndër më të kënaqurit, e për të cilin mjeshtri i flokëve thotë se duhet sërish ti kthehet prerjes së realizuar sa ishte brenda shtëpisë. “Jo që ja kemi realizuar ne, por i shkonte shumë dhe e freskonte pamjen e tij në mënyrë ideale”. Ndërkaq për Stresin, shton se duhet që ti rrisë pak flokët për të bërë diçka më interesante, pasi ka volum të mirë flokësh dhe i shkojnë më tepër pak më të gjata.
Karricaj, ndan mendim pozitiv për prerjen e Alaudin Hamitit, duke thënë se prezantuesi është gjithnjë bashkëkohor dhe nuk gabon në zgjedhje.
Sipas frizerit të njohur në Zvicër, reperi i famshëm Mozzik ka nevojë për një rifreskim në prerje dhe një model më reprezentativ.