Është një test i thjeshtë me të cilin mund të kuptoni më mirë veten dhe ata rreth jush
Edhe pse aparenca jonë është diçka gjenetike, ndonjëherë tiparet tona tregojnë shumë për personalitetin tonë.
Është shumë e lehtë për ta bërë këtë test.
Shikoni dorën tuaj dhe e krahasoni gjatësinë e gishtit tuaj tregues dhe atë të unazës.
Gishti juaj tregues është më i shkurtër se sa gishti i unazës
Njerëzit e tillë janë shumë shpesh tërheqës, të lehtë për të biseduar me ta dhe karizmatik. Janë më vendimtar se të tjerët, të prirur për të marrë rreziqe dhe të përballen edhe me probleme të papritura. Ata gjithashtu ndjejnë dhembshuri për të tjerët rreth tyre. Njerëzit e tillë shpesh bëhen inxhinierë të shkëlqyer dhe shkencëtarë… si dhe ekspertë në zgjidhjen e fjalëkryqit!
Gishti juaj tregues është më i gjatë se gishti i unazës
Njerëzit, gishti i tregues i të cilëve është më i gjatë se gishti i unazës janë të sigurt dhe me vetëbesim. Ata shijojnë vetminë e tyre, dhe nuk kanë dëshirë të humbin kohën e tyre për çështje të parëndësishme. Personat e tillë nuk janë zakonisht të gatshëm për të marrë hapin e parë në çdo situatë, qoftë një sipërmarrje e re e biznesit ose në marrëdhënie personale.
Gishti juaj tregues dhe ai i unazës janë të të njejtës gjatësi
Këta njerëz janë të prirut për të qenë paqësor, të dashur dhe nuk pëlqejnë situatat e konfliktit. Janë të organizuar mirë dhe kalojnë mirë me të gjithë. Ata janë gjithashtu besnikë ndaj miqve të tyre dhe të dashurit tuaj dhe janë të përkushtuar në punën e tyre. Megjithatë, kanë një temperament të nxituar; edhe një mosmarrëveshje e vogël mund të çojë në një argument të rëndë.