Një psikologe klinike, e fokusuar në aspektin e prindërimit ka ndarë një këshillë të rëndësishme që duhet ta dinë të gjithë prindërit, pavarësisht moshës që kanë fëmijët e tyre.
Dr.Becky e cila ndan këshilla përmes videove të shumta në TikTok ka thënë së fëmija pavarësisht moshës, ka nevojë për mbështetjen e prindërve dhe jo që ata t’i zgjidhin problemet e tyre.
“Nëse keni një fëmijë të vogël që po zgjidh ndonjë puzzle dhe po has në vështirësi. Ata kërkojnë nga ju që t’i thoni ‘po me të vërtetë është një puzzle i vështirë’ dhe jo ‘me lejo të ta zgjidh unë’”, u shpreh psikologia.
@drbeckyatgoodinside Parenting truth: Our kids’ feelings need support, not solutions. Try this: Next time your child is having a hard time, say, “I hear you”, “That stinks” or “I’m so glad you’re sharing that with me” instead of allowing your fixing / advice / solution voice to take over. I think you’ll be amazed by what happens next.
Ekspertja pohon gjithashtu se kjo metodë duhet të aplikohet secilën herë pavarësisht situatave dhe moshës që ka fëmija juaj.
“Nëse fëmija juaj e ka të vështirë të mësojë të lexojë ju duhet t’i thoni se ‘të mësuarit për të lexuar është vështirë edhe për mua ka qenë problem’ dhe jo ‘unë mund ta lexojë atë faqe për ty’”, shtoi Dr. Becky.