Mbreti Charles ka folur për herë të parë pas diagnostikimit me kancer. Në një mesazh për qytetarët e tij, ai premtoi se do të vijojë që të shërbejë në detyrën që i takon.
Mesazhi do të përfshihet në fjalimin e tij në Ditën e Commonwealth-it dhe do të dorëzohet në Westminster Abbey para 2,000 njerëzve të pranishëm. Sipas The Sun, në fjalimin e tij prej, i cili tashmë është regjistruar, Mbreti Charles do të thotë: Në javët e fundit jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime do të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonwealth-in ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku.
Mesazhi u regjistrua muajin e kaluar në Kështjellën Ëindsor, ndërsa Charles thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonëealth në Samoa tetorin e ardhshëm.
/tiranapost