LifeStyle

ChatGPT është shndërruar në një udhëzues për prindërimin e fëmijëve dhe kjo është e rrezikshme

Prindërit po kërkojnë gjithnjë e më shumë këshilla për rritjen e fëmijëve nga ChatGPT, ndërsa ende është herët të vlerësohet se çfarë pasojash mund të ketë kjo për fëmijët (por edhe për vetë prindërit)

Me vite të tëra, prindërit e rinj këshillat për edukimin e fëmijëve i kërkonin nga prindërit e tyre ose nga miqtë që kishin fëmijë. Mirëpo, me zhvillimin e teknologjisë, gjithçka ka ndryshuar.

Moneytizer Paragrafi 2

Fillimisht adresë kryesore për këshilla ishin forumet, më pas Google, rrjetet sociale, ndërsa së fundi këtë rol e ka marrë inteligjenca artificiale, konkretisht si ChatGPT.

Siç shkruan “USA Today”, prindërit po kërkojnë gjithnjë e më shumë këshilla për rritjen e fëmijëve nga ChatGPT, ndërsa ende është herët të kuptohet se çfarë pasojash mund të ketë kjo për fëmijët (dhe prindërit).

Moneytizer Paragrafi 4

Një studim i vitit 2024 ka zbuluar se prindërit i besojnë më shumë ChatGPT-it sesa punonjësve shëndetësorë, dhe pavarësisht paralajmërimeve se informacionet që jep ChatBot-i mund të jenë të pasakta, ata i konsiderojnë këto informacione të besueshme.

“USA Today” shkruan se sot prindërit po i drejtohen ChatGPT-it për këshilla se “si të përballen me sjelljet problematike të fëmijëve të tyre” apo edhe për këshilla mjekësore, në vend që të kontaktojnë ekspertët.

Përveç kësaj, ChatGPT për shumë prindër është bërë edhe “dadoja” që argëton fëmijët duke u lexuar përralla për gjumë ose duke biseduar me ta dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre të pareshtura, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve që e vëzhgojnë këtë dukuri, një ndryshim i tillë i sjelljes së prindërve është jashtëzakonisht alarmant. Veçanërisht sepse tregon se prindërit po bëhen gjithnjë e më të prirur t’ia transferojnë barrën e përgjegjësisë prindërore inteligjencës artificiale.

Pediatri Michael Glazier nga “Bluebird Kids Health” në Florida deklaroi për “USA Today” se, nëse prindërit dëshirojnë të përdorin ChatGPT-in, duhet t’i qasen me kujdes të veçantë informacioneve që marrin.

“Është një mjet, është i jashtëzakonshëm dhe po bëhet gjithnjë e më i pranishëm,” tha Glazier. “Mos lejoni që të zëvendësojë mendimin kritik… Për ne si prindër është shumë e rëndësishme të konsultohemi me specialistët dhe të eci­m drejt problemit me sy kritik”, thekson ai, duke shtuar:

“Përveç kësaj, ekspertët paralajmërojnë se prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm që gjithçka që shkruajnë në ChatGPT nuk është më private. Prandaj nuk duhet të fusin të dhëna të ndjeshme ose personale rreth fëmijëve të tyre dhe problemeve të tyre shëndetësore. Po ashtu, ChatBot-i shpesh jep përgjigje që prindërit duan t’i dëgjojnë dhe të cilat, në shumë raste, nuk janë të vërteta.”

“Nëse duan të përdorin ChatBot-in për t’u përgjigjur në ndonjë pyetje, prindërit duhet së pari të mësojnë si ta formulojnë pyetjen, saktësia dhe objektiviteti janë thelbësorë. Dhe, sigurisht, informacionet duhet të verifikohen, zakonisht te profesionistët që dinë më shumë për një temë të caktuar”, përfundon pediatri.



ks