Shkencë & Teknologji

ChatGPT tani ju kërkon të bëni një pauzë nëse bisedoni për një kohë të gjatë me të

OpenAI njoftoi se ChatGPT tani do t’u kujtojë përdoruesve të bëjnë një pushim nëse e gjejnë veten në një bisedë veçanërisht të gjatë me këtë chatbot të Inteligjencës Artificiale.

Karakteristika e re është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për t’i bërë përdoruesit të kultivojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me asistentin me Al.

Njoftimi i kompanisë sugjeron që njoftime do të shfaqen në ekran, që përdoruesit do të duhet të klikojnë ose prekin për të vazhduar përdorimin e ChatGPT.

“Keni biseduar për një kohë, a është tani momenti për një pushim?”, thuhet në njoftim.

Sistemi është i ngjashëm me njoftimet që lojërat e Nintendo Wii dhe Switch shfaqin kur lojtarët i luajnë ato për një kohë të gjatë.

Për herë të parë që nga lançimi i tij gati tre vjet më parë, ChatGPT po përdoret më pak nga kompanitë, të cilat po zgjedhin gjithnjë e më shumë konkurrentë nga Microsoft dhe Google.

Bizneset kanë më pak gjasa të përdorin ChatGPT sot sesa gjashtë muaj më parë, hera e parë që përdorimi i chatbotit ka rënë që nga lançimi i tij në nëntor 2022, ka zbuluar një analizë e re.

Raporti nga kompania amerikane e softuerëve Netskope zbuloi se 78% e organizatave përdorën chatbotin me Inteligjencë Artificiale (IA) nga OpenAI kohët e fundit, nga 80% në shkurt 2025.

Ishte e vetmja platformë e Al që pa një rënie në atë periudhë.

Për të dalë me këto shifra, Netskope analizoi të dhënat mbi përdorimin e Al midis 3,500 klientëve të saj nga një bazë të dhënash anonime dhe e brendshme që gjurmon se sa shpesh klientët e tyre përdorin 317 aplikacione dhe chatbote.

Organizatat në vend të kësaj po u japin përparësi konkurrentëve si Gemini i Google dhe Microsoft Copilot, sipas Netskope, sepse këto chatbote janë tashmë të integruara me rrjedhat e punës në zyrën e tyre, për shembull Microsoft Office 365 ose Github.