
5
Përbërësit
Baza e cheesecake
300 gr biskota te thata
150 gr gjalpë i shkrirë
Kremi
250 gr maskarpone
300 gr krem djathi
250 ml pana
150 gr sheqer pluhur
10 gr fletë xhelatine
250 gr çokollate e zezë
Për pjesën sipër
300 gr çokollate e zeze e shkrirë
fruta te freskëta sipas dëshirës
Përgatitja
Fillimisht përgatisim bazën për cheesecake
Grijmë biskotat me grirësin elektrik dhe i bashkojmë me gjalpin e shkrirë. I përziejmë mirë bashkë.
Hedhim masën e përgatitur në një tavë të rrumbullakët që hapet anash dhe ku kemi vendosur letër furre. Shtypim masën e biskotave me një lugë ose me fundin e një gote derisa të bëhet një shtresë e njëtrajtshme. Vendosim bazën në frigorifer.
Ndërkohë përgatisim kremin sipër me çokollatë
Shkrijmë fillimisht çokollatën dhe e lëmë të ftohet. Pastaj hedhim në një enë maskarpone, kremin e djathit dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim së bashku me rrahësen elektrike. Në një enë tjetër rrahim panën derisa të arrijmë një masë si shkumë.
Vendosim për pak minuta xhelatinën në një gotë ujë të ftohtë, pastaj e shtrydhim mirë me dorë dhe e vendosim në një xhezve të vogël me një lugë ujë. E shkrijmë me zjarr të ngadaltë.
Në enën me kremin e maskarpones dhe kremit të djathit shtojmë çokollatën e shkrirë dhe xhelatinën. I përziejmë mirë bashkë dhe në fund shtojmë panën. I përziejmë ngadalë nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.
Marrim bazën e biskotave nga frigoriferi dhe hedhim mbi të kremin e përgatitur. Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer përreth 5/6 ore.
Është mirë që kjo ëmbëlsirë cheesecake me çokollatë të gatuhet një ditë para se të shërbehet, kështu mpikset më mirë.
Pasi kanë kaluar disa orë në frigorifer marrim ëmbëlsirën dhe i heqim tavës unazën anash dhe shtojmë sipër çokollatë të shkrirë paraprakisht dhe të ftohur.
Ëmbëlsira cheesecake me çokollatë është gati për tu shërbyer. Mund ta shoqëroni sipër me fruta të freskëta.
ks