ShowBizzz

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të Grammy-t

Një nga episodet më të sikletshme dhe të përfolura të Çmimeve Grammy 2026 ndodhi gjatë ndarjes së çmimit prestigjioz “Albumi i Vitit”, kur Cher, e ftuar për ta prezantuar atë, bëri një gafë që la publikun të shtangur.

Incidenti ndodhi të dielën, më 1 shkurt, gjatë ceremonisë së 68-të të Grammy-ve në Los Angeles.

Ikona e muzikës u ngjit në skenë për të shpallur fituesin e kategorisë kryesore të mbrëmjes, por për disa çaste dukej e hutuar, teksa u drejtua gabimisht drejt daljes përpara se të kthehej sërish te mikrofoni.

Në momentin e shpalljes, Cher lexoi emrin e fituesit si Luther Vandross, legjenda e muzikës soul që ka ndërruar jetë në vitin 2005.

Sallën e pushtoi një heshtje e menjëhershme, ndërsa situata u bë dukshëm e sikletshme, pasi ishte e pamundur që artisti i ndjerë të ishte fitues i këtij viti.

Ngatërresa lidhej me faktin se çmimi i takonte këngës “Luther” nga Kendrick Lamar dhe SZA, një titull që i referohet emrit të Vandrosit dhe përfshin elementë artistikë të frymëzuar nga puna e tij. Ky detaj duket se çoi në konfuzionin momental gjatë leximit të rezultatit.

Cher e kuptoi gabimin pothuajse menjëherë dhe e korrigjoi situatën në skenë, duke shpallur Kendrick Lamar dhe SZA si fituesit e vërtetë të çmimit.

Ajo kërkoi falje me sportivitet dhe buzëqeshje, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje për të zbutur momentin.

Pamjet nga ky episod u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më virale dhe më të komentuara të Grammy 2026.




Të Ngjashme