LifeStyle

Christiano Ronaldo më në fund i propozoi? Georgina publikon foton me unazë

Ka mjaftuar një postim i  Georgina Rodriguez në rrjetet sociale për të ndezur zërat se ajo është fejuar me Cristiano Ronaldon.

Partnerja e futbollistit të njohur publikoi më 15 prill, një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën ajo tregon një unazë të madhe me një gur të çmuar, duke shtuar zerat se Ronaldo i ka propozuar për martesë.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo ka shkruar në arabisht: “Largoje të keqen prej nesh. Amen”.

Image

Rodriguez kishte treguar në reality show-n e saj “I Am Georgina” se miqtë e saj vazhdimisht e ngacmojnë për martesën e shumëpritur.

“Ata gjithmonë tallen për martesën. Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez “The Ring Or When”, ata më kanë kënduar gjatë gjithë kohës. Dhe kjo nuk varet nga unë”, tha ajo.

Të Ngjashme