LifeStyle

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Komunikimi nuk është vetëm sa shumë fjalë shkëmbehen, por si dëgjohet dhe si thuhet ajo që ndjen. Suksesi i një marrëdhënieje nuk matet nga mungesa e konflikteve, por nga aftësia për t’i trajtuar ato me respekt dhe vëmendje. 

1. Dëgjo me vëmendje, jo vetëm me veshë

Shumë herë gjatë një debati, ne … presim të flasim dhe jo të dëgjojmë vërtet. Dëgjimi aktiv do të thotë t’i japësh partnerit hapësirë për të shprehur ndjenjat pa e ndërprerë, duke treguar se e kupton pavarësisht se mos je dakord. 

2. Foli pa fajësuar

Frazat si “ti gjithmonë…” ose “ti kurrë…” nxisin reagime difensive. Ndërsa të shprehurit e ndjenjave nga perspektiva “Unë ndjehem…” ndihmon krijimin e një bisede më paqësore dhe kuptimplote. 

3. Zgjidh çështjet në kohë të qeta

Zgjedhja e momentit të duhur për të diskutuar çështje delikate bën ndryshimin. Nëse të dy jeni të stresuar apo të lodhur, konfliktet shpesh zgjaten pa zgjidhje. 

4. Ndalë rutinen e “bisedave mekanike”

Në shumicën e marrëdhënieve, komunikimi zbehet te bisedat për rutinën: detyrat e shtëpisë, oraret, paratë. Dedicimi i disa minutave çdo ditë vetëm për të ndarë ndjenjat krijon një lidhje më të fortë emocionale.

5. Konfliktet nuk janë armikë

Ndonjëherë ne mendojmë se mënyra për të mos pasur probleme është të shmangim konfliktet. Por diskutimet e shëndetshme mund të forcojnë marrëdhënien, sepse ndihmojnë të kuptosh më mirë partnerin dhe nevojat e tij/saj.

Të Ngjashme