Ditëve të sotme çiftet vazhdimisht e bëjnë publike në rrjete sociale jetën e tyre romantike, e shpeshherë këtë e bëjnë disa herë brenda dite
Një studim i ri tregon se ata të cilët nuk shpërndajnë foto apo statusa në rrjete sociale për lidhjen e tyre, janë më të lumtur.
Studimi e thekson se është krejtësisht normale dhe e shëndetshme të jeni krenar për personin që e dashuroni, por thotë se ekziston një lidhje mes asaj se sa vërtetë jeni lumtur dhe sa shpesh postoni diçka vetëm për t’u paraqitur e lumtur.
Në përgjithësi, njerëzit të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale janë më fatlum sepse përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale është i ndërlidhur me depresion, pasi që i nxitë njerëzit t’i krahasojnë jetët e tyre me të tjerëve.
Kur jeni të lumtur dhe në dashuri, ju nuk keni shumë kohë të postoni statuse apo të ngarkoni selfie.
Veç kësaj, është e gabuar që të ndiheni më mirë vetëm për faktin jeta juaj duket e përsosur në rrjete sociale.
Pra, hulumtimet tregojnë se ata që janë të kënaqur me lidhjet e tyre nuk kanë nevojë të kërkojnë ndjenja të përmbushjes në internet, sepse janë të lumtur si çift dhe nuk kanë nevojë t’ia dëshmojnë askujt këtë.