LifeStyle

Cila e mban ‘shkopin’ në dorë – koka apo zemra juaj?

Kërcen në këmbë menjëherë, me të parin aluzion të shqetësimit dhe ndonjëherë është veprim për t’u qortuar. Ose ndoshta, je një tip që parapëlqen të tërhiqesh një hap prapa dhe të vlerësosh peshën e mundësive. Por a është ky afrim me jetën gjithmonë i drejtë ose gjithmonë i gabuar?

Dilema 1

Shoku i ngushtë i djalit tim dehet dhe është drejtuesi i makinës. Dëshiroj t’i them diçka, por nuk gjej mënyrën e drejtë për ta bërë këtë.

Koka ju thotë: Ndalojeni shoferin menjëherë – jetët janë në rrezik.

Zemra ju thotë: Mund ta turpëroni ose ta mërzisni djalin tuaj përpara miqve të tij.

Ndiqni kokën tuaj: Kjo situatë është shumë e rrezikshme për të mos bërë asgjë. Gjëja e parë që duhet të bëni është të nxirrni djalin tuaj jashtë makinës. Thoni që nuk ka për të udhëtuar me këtë mik dhe ofroni alternativa të tjera. Sugjerojini të marrë një taksi, propozoji ta përmbajnë atë ose përdorni forcën e bashkuara të djalit tuaj me pjesën tjetër të turmës për të ndryshuar sjelljen e shokut. Pastaj ndërmerrni një veprim të vendosur për të ndaluar drejtuesin e dehur të automjetit – thoni se do të flisni me prindërit e tij, madje se do të njoftoni policinë nëse nuk ndalon.

Dilema 2

Kujdestarja e fqinjit tim fton shpesh të dashurin e saj në shtëpinë e tyre, ndërkohë që kujdeset për fëmijët. Duhet t’ia them fqinjëve këtë gjë?

Koka ju thotë: Shihni nëse ata e dinë, thjesht për të qenë e sigurt.

Zemra ju thotë: Injorojeni situatën – nuk është puna juaj.

Ndiqni kokën tuaj: Pyeteni veten: “A është kjo situatë e rrezikshme? A po i lë ajo pas dore fëmijët ose mos po tymos e po pi me të dashurin e saj?” Nëse është kështu, rasti është urgjent dhe ju duhet t’i tregoni fqinjëve tuaj. Një kompromis do të ishte po të telefononit ndërkohë që kujdestarja është aty, duke thënë se po i shkoni për të lënë një libër ose për të marrë hua pak sheqer. Bëjeni të qartë se e dini që i dashuri i saj është aty dhe thojini me të qeshur: “Domethënë, tani paskemi dy me çmimin e njërit, apo jo?” Kjo do të mjaftonte për ta shqetësuar dadon, nëse nuk e ka sqaruar këtë gjë me prindërit e fëmijëve.

Dilema 3

E fejuara e vëllait tim po ia zë frymën atij. A është detyra ime t’ia them?

Koka ju thotë: Rrezikoni të armiqësoheni me vëllanë tuaj.

Zemra ju thotë: Po martohet me vajzën e gabuar.

Ndiqni kokën tuaj: Emocionet shkojnë thellë, kur është fjala për familjen. Zemra juaj mund të marrë epërsinë dhe të gjitha logjikimet të fluturojnë jashtë dritareje. Para se të ndërmerrni çdolloj veprimi, flisni me të afërm dhe miq të tjerë, pa e kthyer çështjen në një dramë të vërtetë. Ndoshta mund të zbuloni se e keni keqkuptuar situatën dhe ata që ndodhen pranë teje janë të aftë të të ofrojnë një perspektivë të ndryshme të situatës. Nëse secili duket i pakënaqur nga e fejuara e vëllait tuaj, përpiquni të flisni me të, por kujdes që të mos e kritikoni të fejuarën e tij. Kjo vetëm do ta largonte vëllanë tuaj nga ju dhe do ta afronte më shumë me të. Largojini dhelpëritë e aluzioneve ose pyeteni vëllanë se çfarë e bën të fejuarën e tij të ndryshme nga të tjerat me të cilat ka dalë, për të kuptuar se sa thellë ka rënë ai në dashuri me të. Është e rëndësishme të kuptoni situatën, pastaj përpiquni të bëni diçka. Realisht, ju do ta keni të vështirë t’ia ndryshoni mendjen. Më e shumta që mund të bëni janë vërejtjet hokatare, si për shembull “Epo, të përmblodhi ajo, apo jo? “Mendonim që asnjë grua s’do ta arrinte këtë” ose “Ne dëshirojmë kaq shumë që ti të jesh i lumtur ­ nuk do ta harrosh familjen kur të martohesh, apo jo?

Dilema 4

Kolegia ime ka kohë që po e nxeh shefin. Duhet ta paralajmëroj?

Koka ju thotë: Mos u përfshini ­ mund të hapni “një kuti krimbash”.

Zemra ju thotë: Nëse nuk thoni diçka, kjo mund të vërë në rrezik karrierën e saj.

Ndiqni zemrën: Zbutini lajmet, nëse mundeni. Gjatë drekës, thoni diçka, si për shembull: “Kam dëgjuar se po bënë nam duke dërguar e-maila, duke marrë telefonata personale, duke biseduar në punë”. Ose thoni asaj se ju ka kapur veshi të thonë sesa i urren shefi personat që shajnë në punë dhe që tani ju jeni e shqetësuar ngaqë keni bërë të njëjtën gjë kur kompjuteri juaj prishet.