Është dëshmuar që joga forcon potencën, tendos muskujt dhe nëse nuk ju është e mjaftueshme joga “e meshkujve”, provoni llojin e ri – broga, të destinuar bash për meshkujt
Dy amerikanë shpikën këtë lloj të ri yoga që është menduar dhe përshtatur për burrat dhe të cilin ata e quajtën – Bboga.
Robert Sidoti dhe Adam O’Neill zbuluan përfitimet e jogës në fillim të të tridhjetave edhe pse nëna e Adamit është instruktore. Kur e kuptuan se sa shumë i ndihmoi në dhimbjet e shpinës, gjurit dhe qëndrimin në formë të mirë, vendosën ta ndajnë me burra të tjerë.
Broga dallohet nga joga standarde për shkak se ushtrimet kombinohen me ushtrimet e forcës dhe të qëndrueshmërisë, në vend të tingujve qetësues, nga altoparlanti gjatë orëve dëgjohet muzikë më mashkullore.
Sipas trajnerit Jack Braniff, “Broga” është një teknikë që të rrit përqendrimin, forcon muskujt duke i mbushur ata me gjak, por në të njëjtën kohë është edhe një mënyrë shumë e mirë për të humbur kilogramët e tepërt.