TikTok është i mbushur plot me këshilla për marrëdhëniet në çift dhe le ta pranojmë këtë gjë! Por, së fundmi po qarkullon një trend i ri që quhet “2-2-2”! “Rregulli” është i thjeshtë: Çdo dy javë, shijoni një mbrëmje në çift. Çdo dy muaj, largohuni për një fundjavë së bashku. Dhe çdo dy vjet, largohuni për një javë së bashku.
“Unë mendoj se rregulli 2-2-2 është i mrekullueshëm,” thotë Sabrina Bendory eksperte e raporteve në çift. “Një marrëdhënie është diçka që ka nevojë për ushqim të vazhdueshëm. Nëse nuk gjeni kohë për partnerin/en tuaj dhe për marrëdhënien, atëherë mund të ndaheni dhe të jeni (ose jo) thjesht miq me njëri-tjetrin”.
Përfitimet e këtij rregulli:
Ky rregull ju jep vërtet hapësirë për të punuar për t’u siguruar që po mbushni “rezervuarin” e dashurisë ndaj njëri-tjetrit dhe po i jepni përparësi kalimit të kohës së bashku. Pra, ju jeni të angazhuar në punë, familje, me fëmijët dhe jetën në çift, por zgjidhni të ndërtoni një kalendar të dedikuar vetëm për ju dy si çift, duke respektuar këtë rregull që është një përkushtim shumë i mirë për lidhjen tuaj në çift.
A ka aspekte negative?
“Është pak i ngurtë si rregull ose thjesht është i pamundur për disa njerëz,” thotë Bendory. Për shembull, nëse keni fëmijë të vegjël, largimi për një fundjavë ose një javë të plotë mund të jetë i pamundur. Ose mund të keni punën të tillë që nuk ju lejon që të hiqni dorë për ditë të tëra. Pra, me pak fjalë, largimi për disa ditë shkakton më shumë dhimbje koke për të dy partnerët, sidomos kur nuk janë hapësirat apo mundësitë.
Si përfundim?
“Rregulli 2-2-2” tingëllon bukur në teori dhe ka shumë mundësi të jetë një mënyrë shumë efektive për t’u lidhur me partnerin/en tuaj, por thjesht nuk është realist për shumicën e çifteve. Por, kjo nuk do të thotë që ju të mos e transformoni si qasje, pra mjafton dëshira. Mund të shihni një film të dy në mbrëmje, të kaloni kohë të përqafuar, t’i shprehni më shumë vlerësim njëri-tjetrit në forma sa më të bukura etj.