ShowBizzz

Cili ka më shumë emocion? Hygerta flet për çiftin Klodi-Elijona

Mbrëmjen e sotme po “martohen” Klodi dhe Elijona.

Banorja e parë e cila shkoi drejt Klan Arenës ishte Hygerta.

E pyetur për emocionet ajo tha se sot dita e 88-të që ka hyrë në “Big”.

“Me thënë të drejtën kur hyra në fillim mendova që do jetë eksperiencë e vështirë dhe nuk mund të qëndroj më shumë se një muaj, por këtu është shumë mirë është mëkat nëse nuk provohet. Jam shumë e lumtur që ja kam dalë deri në këtë moment. Jam shumë e lumtur që e kam jetuar dhe përjetuar këtë eksperiencë. Nuk kam pishman asgjë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa cili ka më shumë emocion?

“Në fakt Klodi e ka marr me shumë emocion, më shumë siklet ndoshta që nuk i dinë vallet tradicionale. Sigurisht që sikleti ndjehet. Elijona po e shijon shumë, duket që e ka mar më emocion të bukur. Kemi hyrë edhe në role duke bërë edhe humor”, tha ajo.



ks

Të Ngjashme