ShowBizzz

“Cili nga banorët nuk të pëlqen?”, Blero e thotë troç emrin

Ditën e djeshme, banorët e “Big Brother VIP Kosova” luajtën lojën e njohur, “E vërtetë apo guxim”.

Si luhet? Lojtarët me radhë pyesin njëri-tjetrin “të vërtetën apo guximin?” Nëse ata zgjedhin të vërtetën, ata duhet t’i përgjigjen një pyetjeje të zgjedhur nga pyetësi. Nëse ata zgjedhin të guxojnë, pyetësi i guxon të bëjnë diçka në vend që të bëjnë një rrëfim.

Kështu rradhën që të pyetej e kishte Blero, të cilit iu tha: “Cili nga banorët nuk të pëlqen?”.

Këngëtari nuk ka hezituar aspak të përgjigjet, duke thënë se konkurrenti që ai s’e pëlqen është Lumbardhi.



lokimagazine