ShowBizzz

Cindy Marina feston ditëlindjen, Jozefina Topalli i bën urimin e veçantë nuses së djalit

Cindy Marina feston sot ditëlindjen. Modelja mbush 25 vjeç dhe mes urimeve të shumta nuk ka munguar urimi i vjehrrës së saj, Jozefina Topalli.

“Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy”, shkruan Jozefina në Instagram story krah një fotoje të modeles.

Cindy Marina feston ditëlindjen, Jozefina Topalli i bën urimin e

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh tashmë kanë bërë publike lidhjen e tyre. 

Pak kohë më parë Cindy foli për marrëdhënien që ajo ka me Jozefinën.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën, jam shumë e lumtur, sepse kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme në jetë. Ajo është shumë e dashur”, tha modelja dhe moderatorja e sportit.