Cindy Marina guxon dhe ndan një moment intim me Genar Topallin

Cindy Marina nuk e fsheh më lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. Dikur ka qenë e rezervuar me postimet në rrjete sociale, por sot ka guxuar pak më shumë.

Këtë herë ajo ka ndarë një moment shumë romantik të saj dhe Genarit duke u puthur. Çifti ndodhet buzë detit, pranë një statuje gjigande duke rikrijuar versionin e tyre.

Cindy Marina guxon dhe ndan një moment intim me Genar Topallin

Kujtojmë që e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Cindy Marina na tregoi se si ka nisur historia e tyre e dashurisë.

Cindy Marina guxon dhe ndan një moment intim me Genar Topallin

Modelja tregoi se ata kanë patur prej kohësh lidhje familjare, por njohja e tyre ka qenë tërësisht miqësore, ku i ka bashkuar volejbolli, sporti që Cindy luan prej vitesh në mënyrë profesionale.

“Jemi njohur rastësisht, kemi patur lidhje familjare me njeri-tjetrin. Familjet tona njiheshin prej kohësh, por s’e kisha takuar kurrë. Pastaj, e takova rastësisht në plazh. Ishim bashkë e luajtëm volejboll. Aty ma vodhi zemrën. Jemi njohur si miq në fillim”, tregoi Cindy.

Cindy Marina guxon dhe ndan një moment intim me Genar Topallin



Related Articles

Back to top button