Lajme

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura– fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti

Vlora Çitaku ka publikuar një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ku kjo parti po mban konferencë për media.

Deputetja e PDK-së, ka thënë se dyert e Kuvendit janë të mbyllura për deputetët, ndërsa PDK i ka bërë thirrje partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, që seanca konstituive të vazhdojë sot nga ora 11:00.

“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Të Ngjashme