Lajme

Çitaku: Kuvendi u ngrit mbi dallimet politike, foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës

Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur miratimin në Kuvendin e Kosovës të rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës në Kosovë.

E deputetja e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se sot Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike dhe foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës.

“Me votimin unanim të rezolutës së propozuar nga PDK, u dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën tonë, uniteti është i mundur dhe i domosdoshëm.  

Falënderoj të gjithë deputetët që e mbështetën këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për sakrificën e popullit tonë. Me solemnitetin që kërkon kjo çështje, ky vendim duhet të shërbejë si standard për çdo trajtim të historisë sonë. Ekspozita e fundit në shesh le të jetë hera e fundit që provohet të tjetërsohet e vërteta jonë historike”, ka thënë Çitaku.

Të Ngjashme