Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në përvjetorin e 28-të të Betejës së Likoshanit dhe Qirezit ka deklaruar se këto dyja i dhanë Kosovës mësime heroizmi dhe lavdie.
Ajo ka thënë se Likoshani dhe Qirezi nuk janë vetëm kujtesë dhimbjeje, por gurë themeli të “histrorisë sonë të re”, që e forcuan vendosmërinë për liri dhe dinjitet.
“28 vite më parë, Likoshani dhe Qirezi i dhanë Kosovës mësime heroizmi dhe lavdie.Në ato ditë të rënda të marsit, sakrifica e tyre u bë thirrje për qëndresë dhe dëshmi se liria kërkon guxim, unitet dhe flijim.Likoshani dhe Qirezi nuk janë vetëm kujtesë dhimbjeje, por gurë themeli të historisë sonë të re, që e forcuan vendosmërinë për liri dhe dinjitet.Lavdi të rënëve.Përjetësi kujtimit të tyre”, ka shkruar Çitaku./teve1.info/
