Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe se nuk duhet dorëzuar deri në fund.
Çitaku ka thënë se duhet të ketë rezistencë, deri në liri.
Reagimi i plotë:
Hashim Thaçi, me shokë, edhe sot, me qëndrimin e tyre dinjitoz, na e kujtuan sa të pathyeshëm janë.
Sa të fortë. Sa të guximshëm. Sa shumë vazhdojnë të besojnë në luftën e tyre të drejtë për liri.
Hashim Thaçi, me buzëqeshje dhe me një “OK”, iu përgjigj dënimit drakonik.
Ata e kanë kryer të tyren. Tash është radha jonë.
UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale. UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare.
Dhe s’ka dorëzim.
Rezistencë. Deri në fund. Deri në liri.
