Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media cilësoi se qytetarët shprehën sot protestë zgjedhore, duke përmendur uljen e numrit të votuesve.
“Kjo keq qeverisje rezultoi me këtë protestë zgjedhore sepse mos dalja e rreth 200 mijë votuesve tregon zhgënjim të jashtëzakonshëm qytetar“, tha ajo.
Ajo tha se PDK ka konfirmuar pozicionin e vet nëpërmjet votuesve të saj dhe se presin rezultatin nga KQZ.
Sipas saj, ky subjekt politik ka shtim të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
