Një kompani në Kinë ka prezantuar së fundmi 10 ditë ‘pushim i pakënaqësisë’ për punonjësit e saj, me qëllim promovimin e një balancimi më të mirë midis jetës personale dhe asaj profesionale.
Themeluesi dhe kryetari i “Pang Dong Lai”, Yu Donglai, ka njoftuar se punonjësit mund të kërkojnë 10 ditë shtesë pushimi, duke pranuar që “të gjithë kanë momente kur nuk janë të lumtur, kështu që nëse nuk je i lumtur, mos eja në punë.” Ky ndryshim i lejon punonjësit të përcaktojnë vetë kohën e tyre të pushimit. Yu thekson se “ky pushim nuk mund të refuzohet. Refuzimi është shkelje.
“Sipas politikës së punësimit të kompanisë, punonjësit janë të detyruar të punojnë vetëm 7 orë në ditë, kanë fundjavën të lirë dhe mund të bëjnë 30 deri në 40 ditë pushim vjetor, së bashku me 5 ditë pushim gjatë Vitit të Ri.”
Yu theksoi:
“Ne nuk duam të jemi të mëdhenj. Ne duam që punonjësit tanë të kenë një jetë të shëndetshme dhe të qetë, në mënyrë që edhe kompania të jetë e tillë.”
“Liria dhe dashuria janë shumë të rëndësishme,” shtoi ai.
Më herët, kompania gjithashtu prezantoi një sistem certifikimi për nivelet e punës, ku Yu Donglai njoftoi se “edhe sanitarët mund të fitojnë deri 70,000$ në vit, për sa kohë që aftësitë profesionale arrijnë një nivel të caktuar.”
Përdoruesit e mediave sociale në Kinë kanë treguar mbështetje për ndryshimet e prezantuara nga kompania. Një përdorues në Weibo (rrjet social në Kinë) komentoi: “Një shef kaq i mirë dhe kjo kulturë kompanie duhet të promovohet në të gjithë vendin.”
Një tjetër shprehu dëshirën për të punuar për Pang Dong Lai, duke thënë: “Ndihem sikur do të fitoja lumturi dhe respekt aty.”