Lajme

Çka u realizua e çka nuk u realizua gjatë qeverisjes Kurti? – Flet deputeti i AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka folur rreth qeverisjes Kurti si dhe skandalet e fundit.

Duke folur për ndarjen e granteve, Dreshaj ka thënë se këto grante duhet të hetohen.

“Nuk është mirë që familjarëve dhe bashkëpartiakëve tu ndahen grande, por ky duhet të jetë një proces i hetimit që do ta ketë një përfundim”, ka thënë Dreshaj.

Ai po ashtu ka thënë se kjo qeveri ka prodhuar skandal pas skandalit, teksa ka thënë se në të gjitha ministritë ka pasur keqmenaxhim dhe shkelje kushtetuese.

“Kjo tregon se një pushtet ka ardhë për me e ndjek nepotizmin, korrupsionin dhe bazuar në këtë kanë dashtë që t’i largojnë hajnat në shtëpi dhe realisht ne sot shohim skandal pas skandali, pra në secilin dikaster ne shohim probleme të menaxhimit, të investimeve, të konfliktit me ndërkombëtarët.  Unë nuk di se cila prej ministrive ka një performancë të mirë, të gjitha dikasteret kanë treguar se kanë bërë shkelje ligjore, kanë bërë shkelje kushtetuese, kanë bërë keqmenaxhim të buxhetit”, ka thënë Dreshaj.

Ai tutje ka thënë se kjo pari ka ardhur në pushtet nga rruga, teksa tha se nuk e kanë pasur problem sulmimin e institucioneve shtetërore, por, siç tha ai, halli i tyre ka qenë vetëm pushteti.

Sipas tij, kjo qeveri do të mbahet mend si qeveri e lëmoshës.