
Edhe pse është në krye të Kolonjës, Erion Isai s’mund të rrij larg artit, teatrit e televizionit. I ftuar i Ermal Peçit në programin “E diela jonë”, ai foli edhe për krijimet e fundit filmike dhe debatin online.
A na duhen filmat komercial? Kush duhet të jenë aktorët? Duket se Erioni i ka gati përgjigjet:
“Mund të kem 4 vjet pa e takuar dhe pa folur në telefon dhe ai është Ermal Mamaqi dhe kur shoh sesi e sulmojnë më ngrihen nervat. Pse kanë neveri nga njerëzit që punojnë? Kush tha që Ermal Mamaqi se bën dot producentin? E bën që çke me të përsa kohë mbush sallën plot dhe për këtë i lumtë”, tha Isai.