Bota

Claudia Goldin fiton Nobelin për Ekonomi

Claudia Goldin, një profesoreshë amerikane e universitetit të Harvardit fiton çmimin Nobel të Ekonomisë për vitin 2023.

Me anë të ekspertizës së saj në fushën e ekonomisë historike dhe ekonomisë së punës, Goldin arriti të ndërtojë sistemin e parë gjithëpërfshirës të të ardhurave të grave dhe rezultateve të tyre në tregun e punës gjatë shekujve. Hulumtimi i saj zbulon modele të reja, identifikon shkaqet e ndryshimit, por gjithashtu flet për shkaktarët kryesorë të boshllëqeve të mbetura gjinore.

Ky shënon çmimin e tretë Nobel të dhënë për një grua në ekonomi që nga krijimi e tij në vitin 1969.

Çmimi i parë u dha në vitin 2009 për Elinor Ostrom për analizën saj në qeverisjen ekonomike, sidomos për ato të përbashkëtën dhe pas saj çmimin e mori Esther Duflo në 2019 për ndihmën e dhënë së bashku me dy kolegët e saj në zhvillimin e një qasjeje inovative eksperimentale për zbutjen e varfërisë globale.



/tiranapost