Lajme

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, alarm i kuq në disa zona

Përmbytjet masive kanë shkaktuar dëme serioze dhe ndërprerje të energjisë në pjesë të rajonit malor juglindor të Francës, pas disa ditësh shiu të dendur.

Megjithatë, nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Stuhia Kirk ka lëshuar reshje të dendura në të gjithë Francën, duke vendosur rekorde të reja dhe duke shkaktuar përmbytje të gjera, shkruajnë mediat e huaja.

Muajin e kaluar, Evropa Qendrore u godit nga përmbytjet më të këqija në atë zonë në të paktën dy dekada.

Ndërsa vendi po përballet me pasojat, ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla pritet të bëhen edhe më të shpeshta.