Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër dhe erëra të forta, ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Elbasanit.
Sipas raportimeve, reshjet kanë nisur rreth orës 14:50 dhe brenda pak minutash janë shndërruar në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.
Në disa zona të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të dukshmërisë së kufizuar dhe përmbytjes së akseve rrugore.
See also 180 vjet burg për krerët e UÇK-së, reagon Edi Rama: Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mut që nxorri sot ajo prokuroriErërat e forta kanë rritur rrezikun në disa zona, ndërsa moti i keq ka krijuar probleme për lëvizjen e banorëve.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të shkaktuara stuhia.
