Lajme

Çmime të njëjta dhe lirim nga pagesa, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban

Komunë e Prishtinës ka njoftuat se qytetarët e kësaj komune tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat.

Sipas njoftimit nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

Çmimet e biletave:

  • 0.50€ për një udhëtim të vetëm.
  • 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).
  • 4€ për biletën javore.
  • 12€ për biletën mujore për studentë.
  • 14€ për biletën mujore për punëtorë.

Tutje, ata kanë njoftuar se kush nga qytetarët përfiton udhëtime falas.

Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:

  • Pensionistët
  • Policia
  • Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
  • Veteranët
  • Zjarrfikësit
  • Personat me aftësi të kufizuara
  • Nxënësit e shkollave fillore