Për herë të parë që nga starti i këtij formati, “Ferma VIP 3” vjen me një risi të madhe që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Është zbuluar zyrtarisht se fituesi i këtij edicioni do të shpërblehet me plot 200.000 euro, duke e kthyer këtë sezon në më të fortin dhe më konkurruesin deri më tani..
Ky çmim i konsiderueshëm pritet ta bëjë garën edhe më të fortë, duke nxitur strategji më të menduara, përballje më të ashpra dhe emocione më të theksuara mes konkurrentëve. Përveç sfidave të jetës në fermë dhe marrëdhënieve sociale, loja këtë vit duket se do të marrë një tjetër dimension.
“Ferma VIP 3” premton një sezon të mbushur me spektakël, tension dhe surpriza, ndërsa publiku mbetet në pritje për të zbuluar se kush do të arrijë të fitojë zemrat e shikuesve dhe të marrë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
