Shëndetësi

Çudit doktori, 4 në 10 meshkuj shqiptarë janë të paaftë te bëjnë fëmije

Shkëlqim Balili, mjek obseter gjinekolog i ftuar në “Shqipëri Live” ka folur në lidhje me vështirësitë që çiftet shqiptare hasin për të mbetur shtatzanë.

Mjeku tregoi se problemi më i madh është te meshkujt sesa tek femrat.

Gjinokologu u ndal në statistika edhe për meshkujt shqiptarë, ku i kategorizoi si problematikë në riprodhim. Ai tha se e kanë spermën të dopbët dhe jo shumë të shëndetshme.

“Meshkujt shqiptarë kanë probleme në spermën, 4 në 10 shqiptarë janë të paaftë për të riprodhurar”, tha mjeku Balili.

Ai tregoi se marrëdhëniet seksuale janë shumë të rëndësishme që të kryhen gjatë periudhës së shtatzanisë, por duhet treguar shumë kujdes. Mjeku tha se në 3 muajt e parë të shtatzanisë nuk duhet të kryhen marrëdhënie, ndërsa burri duhet të jetë dirigjent, pasi duhet të gjejë pozicione të cilat janë të parrezikshme për fëmijën.

Ai tha se në muajt e fundit duhet të tregohet shumë kujde sepse mund të shkaktohet edhe hemoragji, ose shpërthim të ujrave.

“Marrëdhëniet seksuale kanë rëndësi të bëhen, por jo gjatë 3 muajve të parë dhe gjatë ditëve të fundit të shtatzanisë”, tha mjeku.