
1
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë disa ditë më parë.
Ajo dhe partneri i saj, Kreshniku, janë bekuar me ardhjen në jetë të një djali, të cilin e kanë quajtur Daskan, shkruan “Kosovarja’.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Dafina ka ndarë emocionet e para si nënë me ndjekësit e saj. Ajo ka falënderuar me shumë dashuri edhe bashkëshortin për mbështetjen dhe përkrahjen gjatë kësaj periudhe të veçantë.
Postimi i plotë
Faleminderit prej zemrës
Ju falënderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote.
Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen.
Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e ksaj bote.
Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem.
Burrit tem, faleminderit qe je shkembi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone.
Ju du krejtve shume.
Le ta nisim kete kapitull te ri bashke.
ks