ShowBizzz

Dafina Zeqiri shfaqet atraktive në imazhet nga performancat e fundit

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është një prej emrave më të përfolur dhe më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Artistja po vazhdon të jetë tejet aktive duke sjellur projekt të ndryshme, pa munguar koncertet dhe mbrëmjet muzikore.

E teksa koncertet aktualisht i ka të përnatshme, Dafina ka sjellur disa foto nga performanca e fundit.

Në veshje të ndryshme plot stil, 34-vjeçarja dukej e mrekullueshme dhe tejet joshëse në secilën prej tyre.

“Ju dua”, ka shkruar Dafina në mbishkrim, drejtuar fansave të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht këngëtarja po shijon suksesin e bashkëpunimit me Getoar Selimin “Flaka”.

Ndërsa, shumë shpejt do ta shohim në një duet me kantautorin Elgit Doda.