Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto para pasqyrës, duke treguar fizikun e saj pas lindjes.
Në përshkrimin e postimit, Dafina ka zbuluar se kanë kaluar gjashtë muaj nga lindja dhe se ka arritur të humbasë 45 kilogramë.
Artistja, e njohur për sinqeritetin dhe transparencën me ndjekësit, ka befasuar me përkushtimin, disiplinën dhe rikthimin në formë.
Postimi u interpretua gjithashtu si një mesazh motivues për nënat e reja, duke treguar se rikuperimi pas lindjes kërkon kohë, durim dhe përkujdesje ndaj vetes.
Zeqiri vazhdon të jetë aktive si në muzikë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente personale dhe profesionale me publikun e saj të gjerë.
E njëjta ndërkaq është rikthyer menjëherë në muzikë, me projekte të reja.
Gjithashtu duhet theksuar se këtë periudhë ka mbajtur edhe koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi


