Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ditën e djeshme, 17 qershor, në Toskanë-Itali.
Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.
Arbana veshi fustanin nga dora e stilistit të famshëm iranian, Zuhair Murad, ndërsa Eduarti dukej tejet elegant në petkun e dy kostumeve, të bardhin në kishë, të ziun në festën e mbrëmjes.
Mbrëmja ishte madhështore! Çifti e hapi dasmën nën tingujt e këngës së tyre të preferuar: “Kur jemi bashkë ne të dy”. Festën e ndezën tingujt e muzikës së këngëtarëve shqiptarë, Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni, Bruno dhe Yll Limani.
E mes surprizave, këndoi dhe vetë dhëndri, Eduarti.