ShowBizzz

Dalin pamjet: Dua Lipa e ftuar në një dasmë shqiptare

Dua Lipa ndodhet sërish në Kosovë, por këtë herë vizita e artistes shqiptare me famë botërore lidhet me një ngjarje familjare.

Këngëtarja ka marrë pjesë në një dasmë familjare në Pejë, ku është shfaqur e veshur me një fustan elegant, ndërsa fotografi të saj nga ceremonia kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Vetë Dua nuk ka publikuar deri më tani pamje nga dasma, duke e mbajtur këtë moment larg profilit të saj publik.


Megjithatë, disa detaje nga festa janë zbuluar përmes motrës së saj, Rina Lipa. Kjo e fundit ka ndarë në Instagram Story pamje të veshjeve tradicionale të nuseve, duke treguar kështu edhe elemente nga ceremonia.

Vizita vjen pak kohë pas qëndrimeve të tjera të Dua Lipës në Kosovë, ndërsa këtë herë arsyeja e rikthimit të saj është një festë brenda familjes.

Të Ngjashme