Lajme

Dallgë deri në 2.5 metra, njoftim i rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve lundruese

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton për kushte hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë ditës sot, 13 dhjetor 2023.
Sipas parashikimit të motit ditën e sotme kushtet e përkeqësuara atmosferike do të sjellim erë te fortë dhe dallgë të larta deri në 2.50 metra në detin Jon.

Për rrjedhojë Drejtoria e Përgjithshme Detare u bën apel drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqeusara dhe të marrin masat për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e incidenteve detare gjatë ditës sot.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023.

Njoftimi i Drejtorisë ë Përgjithshme Detare:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datës 13.12.2023 duke filluar nga ora 08:30 datë 13.12.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATËS 13.12.2023.

🟢Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

🟢Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo