ShowBizzz

Damiano Agalliu bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Damiano Agalliu ka ndarë me ndjekësit lajmin se është bërë baba për herë të dytë.

Ish-banori i edicionit të nëntë të “Big Brother Albania” e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku prezantoi për herë të parë vajzën e porsalindur.

Në pamjet e shpërndara, Damiano shfaqet në maternitet pranë bashkëshortes së tij dhe djalit të madh, i cili tashmë ka marrë rolin e vëllait të madh. Çifti ka zbuluar se vogëlushja është pagëzuar me emrin Ebba.

Krahas videos, ai ka ndarë edhe një mesazh prekës për ardhjen në jetë të së bijës.

“Një princeshë erdhi në jetën tonë, Ebba Agalliu, dhe e bëri botën tonë më të bukur. Faleminderit Zot për këtë bekim dhe që ruajte vajzën tonë dhe bashkëshorten time,” ka shkruar Damiano.

Ai i ka dedikuar disa fjalë edhe bashkëshortes së tij, duke e falënderuar për gjithçka dhe duke u shprehur se e ka bërë njeriun më krenar në botë. Sipas tij, me ardhjen e Ebbës, familja e tyre është plotësuar edhe më shumë.

Të Ngjashme