Danja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit gjatë pushimeve në Turqi.
E veshur me një fustan të bardhë me pika të zeza, ish-banorja e BBVA është shfaqur elegante dhe plot stil, duke marrë komplimente të shumta për pamjen e saj.
Kombinimi i thjeshtë, por shumë i veçantë, e ka bërë Danjën të duket si një kukull, ndërsa fotografitë e publikuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, shkruan Kosovarja.

