13
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se Darkën e Lamës, për sivjet e organizuan për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS fshatit për t`i shijuar të mirat e Kosovës dhe për ta vazhduar traditën.
Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se kjo Darkë, është trashëgimi që e la presidenti Ibrahim Rugova, shërben për ruajtjen e traditës, si dhe bashkimin rreth tryezës së shtruar me ata që falin dashuri.
“Darkën e Lamës, për sivjet e organizuam për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS fshatit për t’i shijuar të mirat e tokës së Kosovës dhe për ta vazhduar traditën. Kjo Darkë, trashëgimi që na la presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova, shërben si një kujtesë se pasuria jonë nuk është vetëm në atë që prodhojmë, por edhe në ruajtjen e traditës, si dhe bashkimin rreth tryezës së shtruar me ata që na falin dashuri”, ka shkruar Osmani në Facebook.