Lajme

DASh: Osmani, partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor – ShBA pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për takimin ndërmjet sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si “partnere të përkushtuar në Ballkanin Perëndimor”.

Në komunikatën zyrtare thuhet se Rubio e falënderoi Osmanin dhe popullin e Kosovës për rolin si anëtar themelues i Bordit të Paqes, si dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

“Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus në sigurinë rajonale dhe zhvillimin ekonomik. /teve1.info/

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Të Ngjashme