Ish-futbollistja e Arsenalit, Jill Roord, dhe e dashura e saj, kampione olimpike në hokej mbi bar, Pien Sanders, kanë pozuar së bashku në një fotosesion të zjarrtë, duke folur hapur për historinë e tyre të dashurisë, një romancë që filloi mes polemikash.
Çifti, që tani janë bashkë prej nëntë muajsh, u kritikuan ashpër për mënyrën se si nisi marrëdhënia e tyre. Kur u njohën për herë të parë, të dyja ishin të lidhura me partnerë të tjerë: Roord ishte në një marrëdhënie dyvjeçare me futbollisten spanjolle, Jana Fernández, ndërsa Sanders, 27 vjeçe, ishte në një lidhje dhjetëvjeçare me ‘yllin’ e hokejit Thijs van Dam.
Një histori që nisi me një mesazh
Sanders zbulon se gjithçka nisi me një komunikim virtual që i bëri të dyja të ndienin një shkëndijë të menjëhershme.
“Ndiem një lidhje përmes ekranit. U ndjeva keq me veten. Unë jam jashtëzakonisht besnike. Mendova: ‘M***… nuk dua të ndiej atë që po më ndodh brenda’. Pashë gjumë shumë keq për shkak të kësaj,” – tha ajo për Linda Meiden.
Pavarësisht dilema, dy sportistet u takuan dhe raporti mes tyre nisi të kthehej në diçka më shumë sesa një miqësi.

Fotosesion intim dhe deklaratë dashurie
Në setin fotografik për revistën Linda Meiden, dyshja pozon e përqafuar, të buzëqeshura dhe të lidhura emocionalisht. Një prej fotove tregon Sanders të ulur në prehër të Roord, ndërsa një tjetër ka të fokusuar vetëm këmbët e futbollistes, me Sanders të gjunjëzuar përpara saj.
Në një tjetër pozë, Roord shihet me mbathje ku shkruhej: “I love my girlfriend”, ku fjala “love” ishte zëvendësuar me një emoji zemre të kuqe. Fotografia më e komentuara është ajo ku dyshja shkëmben një puthje, të veshura me veshje të njëjta ngjyrë të kuqe.
Roord, 28 vjeçe, tani luan në vendlindje për FC Twente, ndërsa Sanders vazhdon karrierën e saj me klubin e famshëm të hokejit Den Bosch.

Reagimet dhe dilemat
Sanders pranon se e kupton dyshimin e disa njerëzve:
“Njerëzit respektuan luftën time të brendshme: a isha lesbike? Për të tjerët ishte e vështirë të kuptonin se si mund të dashurohesha menjëherë me dikë tjetër, dhe e kuptoj plotësisht.”
Edhe Roord reflekton:
“Ne të dyja morëm një vendim që do t’i trondiste të tjerët, dhe ishim të vetëdijshme për këtë. Por në fund të fundit, duhet të jetosh me veten deri në moshën 80 vjeç, dhe e rëndësishme është që të jesh e lumtur.”
Dashuri mes stuhisë
Tani, pas muajsh në qendër të vëmendjes, dyshja duket më e fortë se kurrë. Fotot e tyre në rrjetet sociale tregojnë një lidhje të sinqertë dhe të dashur, nga pushime romantike deri te momente të thjeshta të përditshmërisë, si një gotë ‘smoothie’ e ndarë mes dy buzëqeshjeve.
