14
Një studim i fundit po hedh dritë mbi ndikimin që ka diferenca në moshë në marrëdhëniet në çift. Sipas të dhënave, sa më e madhe të jetë kjo diferencë, aq më i lartë është rreziku i ndarjes.
Studimi i kryer nga Emory University, ku u analizuan rreth 3 mijë persona, tregon se çiftet me 5 vite diferencë kanë më shumë gjasa të ndahen, ndërsa me 10 apo 20 vite diferencë, rreziku rritet ndjeshëm.
Në rastet kur diferenca arrin 30 vite, gjasat e ndarjes janë shumë më të larta.
Nga ana tjetër, diferenca më e vogël në moshë rezulton më e qëndrueshme.
Sipas studimit, çiftet me vetëm një vit diferencë kanë më pak mundësi ndarjeje.
Megjithatë, studiuesit sqarojnë se rezultatet nuk janë absolute dhe në një marrëdhënie ndikojnë edhe faktorë të tjerë si komunikimi, mirëkuptimi dhe koha që partnerët kalojnë së bashku.
Një tjetër gjetje interesante lidhet me kohëzgjatjen e lidhjes.
Çiftet që qëndrojnë bashkë për më shumë vite kanë më pak gjasa të ndahen, çka tregon se stabiliteti rritet me kalimin e kohës.
Studimi rikthen në vëmendje debatet e vazhdueshme për lidhjet me diferencë të madhe moshe, por njëkohësisht tregon se çdo marrëdhënie mbetet unike dhe nuk mund të përcaktohet vetëm nga statistikat.
ks
