ShowBizzz

Dasma e Selena Gomez me Benny Blanco, zgjedhja e saj për altarin ndez reagime familjare?

Ceremonia madhështore e martesës së Selena Gomez me producentin Benny Blanco më 27 shtator në Santa Barbara të Kalifornisë u kthye në një ngjarje të yjeve, ku morën pjesë emra të njohur si Taylor Swift, Martin Short e Paul Rudd.

Megjithatë, një vendim i papritur i këngëtares ka hapur diskutime mes fansave dhe familjarëve të saj.

Sipas “Daily Mail”, Gomez vendosi që gjyshi i saj, David Cornett, ta shoqëronte drejt altarit, duke lënë mënjanë nënën Mandy Teefey dhe njerkun Brian, të cilët raportohet se mbetën të “shkatërruar” nga ky vendim.

Një burim i afërt me çiftin tha se Selena e mori këtë vendim që në fillim të planifikimit të dasmës dhe se gjyshi i saj shpërtheu në lot gëzimi kur ajo ia kërkoi këtë nder.

“David nuk pati kurrë mundësinë ta shoqëronte mamanë time drejt altarit. Desha t’i jepja këtë moment që e ndjej kuptimplotë”, tha Gomez në një intervistë të këtij viti, duke sqaruar zgjedhjen e saj.

Mandy Teefey ka qenë një figurë kyçe në jetën e këngëtares, duke e rritur si nënë beqare dhe mbështetur gjatë gjithë karrierës.

Megjithatë, marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të mbeten të ndërlikuara dhe shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes publike.

Dasma, e mbajtur nën masa të rrepta privatësie, u zhvillua në një atmosferë misterioze, pasi të ftuarit nuk e dinin vendndodhjen deri në momentin kur u transportuan drejt ceremonisë.

Eventi përfshiu edhe një darkë prove në Hope Ranch, ku u panë të mbërrinin aktorët e serialit “Only Murders in the Building”.

Pavarësisht polemikave, martesa e Gomez dhe Blanco u shënua si një festë e dashurisë, ndërsa vendimi i artistes për ta nderuar gjyshin e saj shtoi një emocion të veçantë në ditën e saj më të rëndësishme.